Pse kërpudhat nuk guxojmë t’ua japim fëmijëve?

Button or champignon mushroom isolated on white

Nëse nganjëherë hamë ndonjë ushqim me kërpudha, kjo është plotësisht në rregull, por përdorimi i kërpudhave në menynë e përditshme nuk është e preferuar, transmeton Zëri.info.

Këshilla është që nga ushqimi të mënjanohen plotësisht kërpudhat shampinjon, kërpudhat dhelpërake dhe ato kërpudha që prodhohen në mënyrë të gabuar me qëllim të shitjes sa më të madhe.

Dëmi momental për shkak të përdorimit të tyre nuk e kompenson dobinë dhe as vlerat ushqyese që kanë këto kërpudha. Kërpudhat përmbajnë hitinë, të cilën trupi e tret me vështirësi, si dhe sasi të madhe të proteinave bimore.

Por këto proteina janë gjithashtu shumë të vështira për tretje dhe kërkojnë nga trupi që të prodhojë enzima të caktuara. Mirëpo enzimat e tilla nuk i prodhon trupi i fëmijëve. Për këtë arsye nuk preferohet që t’u jepet fëmijëve të vegjël, pasi pasojat për shëndetin janë të mëdha