“Tregu i bamirësisë”, mundësi për të kontribuuar për fëmijët që janë në nevojë

Shoqata për Art dhe Kulturë Silindart- North Macedonia në bashkëpunim me ADI organizon punëtori arti “atelje humanitare” me nxënës të shkollave të mesme komunale të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të organizimit “Ditët e kulturës çeke” do organizohet edhe një punëtori arti ku sot në mbrëmje do të hapet ekspozita me ankand shitës në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut.

Mes tjerash, piktori Burhan Ahmeti do të bëjë vizatime me fëmijët që do të jenë prezent atje dhe më pas do t’i shesin mes vizitorëve të tregut për qëllime bamirësie.

Në mbrëmje organizohet koncert “Dëgjo me Zemër” ku mes tjerash do të këndojë edhe këngëtarja Vladivojna La Chia. Do të ketë edhe lojë shpërblyese në të cilin çmimi kryesor është vetura “Shkoda”.

Mjetet e punimeve që do shiten do ju dedikohen fëmijëve me aftësi të kufizuara.