Kjo kafshë mund ta ketë ilaçin kundër coronavirusit, shkencëtarët me ndihmën e lamës krijojnë antitrupa që mbrojnë qelizat e njeriut kundër virusit

Sipas shkencëtarëve amerikanë dhe atyre belgë, lama e quajtur Winter do të mund të ishte faktori kyç në gjetjen e ilaçit kundër COVID-19, shkruan Sky News.

Ky ekip katër vite më parë kishte filluar të merret me hulumtimin e antitrupave që mund t’i kundërvihen viruseve SARS apo MERS, që kanë lidhje me coronavirusin e ri.

Kështu ata i injektuan versionet e sigurta të viruseve SARS dhe MERS, lamës së quajtur Winter, e cila ka katër vjet dhe jeton në një femër në një fshat në Belgjikë.

Hulumtuesit nga Universiteti Austin në Teksas dhe ata të Institutit Nacional për Shëndetësi pranë Universitetit të Gentit në Belgjikë, kanë bërë të ditur se përmes lamës kanë arritur të krijojnë antitrupat për të cilat pretendohet se mbrojnë qelizat e njeriut nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët më pas izoluan antitrupat nga gjaku i saj, që prodhohen si kundërpërgjigje dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit në të ardhmen.

Kjo metodë u përdor për të krijuar një antitrup të ri për të cilin shkencëtarët thonë se mund të parandalojë SARS-CoV-2, coronavirusin që rrezikon që COVID-19 të infektojë qelizat.

“Është një nga antitrupat e parë që dihet që neutralizon SARS-CoV-2”, ka deklaruar Jason McClellan, profesor i bioshkencës molekulare në Universitetin e Austinit dhe një nga autorët e këtij studimi.