Momenti kur lepuri i shpëton për ‘një fije floku’ gojës së leopardit

Një lepur me fat i shpëtoi për një fije floku gojës së leopardit, pasi ky i fundit tentoi ta kthente atë në ushqimin e tij.

Pamjet e filmuara në Parkun Kombëtar Yala, në juglindje të Shri Lankës, shfaqin grabitqarin duke shikuar me durim lepurin, teksa qëndron i ulur vetëm disa metra larg leopardit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Leopardi me kujdes pret momentin e duhur për të nisur aksionin, derisa lepuri duket i pavetëdijshëm për rrezikun që po i afrohej.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në momentin e sulmit leopardi përballet me disa probleme, pasi shkurret ia pamundësojnë atij kapë lepurin.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin në fjalë. 

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8284477/Nimble-rabbit-cheats-death-inches-escapes-hungry-leopard-dodging-bushes.html#v-3001111657091936816