I riu nga Saranda shpallet kampion i Ballkanit në shah

Kelvin Kosta është 15 vjeçari nga qyteti i Sarandës i cili është shpallur kampion Ballkani në shah.

Kampionati i shahut u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022.

Ka qenë kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka publikuar lajmin, duke e uruar të riun kampion.

“Urime Kampionit tonë! Kelvin Kosta shpallet Kampion Ballkani në Kampionatin Ballkanik të Shahut,që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022”, shkruan Gurma.