Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Fillojnë debatet për krijimin e programit nacional për fëmijë të talentuar

Në organizim të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) sot dhe nesër, nxënës, prindër, mësimdhënës dhe profesorë, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ekspertë të pavarur në katër fokus-grupe do të diskutojnë për përpunimin e programit nacional për fëmijë të talentuar.

Kjo, sipas Fondit, është pjesë e nismës disamuajshe për zhvillimin e programit strategjik për nxitjen e të menduarit kreativ, inovativitetit dhe sipërmarrësisë tek të rinjtë – “Fondi për mendje të reja”.

Me qëllim të përfshirjes së të gjithë faktorëve relevantë në procesin e përgatitjes së këtij programi i cili duhet të zbatohet në nivel nacional, do të mbahen katër diskutime të posaçme me faktorë të ndryshëm, përfshirë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme shkencore, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për zhvillim të arsimit, agjenci të ndryshme qeveritare për zbatimin e organeve arsimore, si dhe përfaqësues të institucioneve të larta arsimore në shtet, përfaqësues të UNICEF Maqedonia e Veriut, USAID, disa ambasada, sektori joqeveritar, ndërsa fokus grupe të posaçme janë dedikuar për kuadrin mësimor dhe profesional në shkolla dhe prindër e nxënës të interesuar.

Nisma e FIZHT për mbështetje dhe zhvillim të fëmijëve të talentuar filloi në mars me panel diskutim të madh “Zhvillimi dhe mbështetja e fëmijëve të talentuar”, ndërsa qëllimi është të krijohet zgjidhje sistematike në zhvillimin dhe mbështetjen e talentëve tek të rinjtë.

Fokus grupet janë të karakterit të hapur dhe në to mund të marrin pjesë të gjithë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë drejt diskutimit të suksesshëm nga i cili do të dalin udhëzime dhe rezultate konkrete.