Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

EKSPERTI/ Njeriu i modelit suedez, me tjetër çmenduri: ja pse vaksina (kur të gjendet) do jetë e kotë

Njerëzit të cilët mbrohen nga koronavirusi për shkak të karantinave do të sëmuren kur të hiqen të gjitha ndalimet dhe atëherë të gjitha vendet do të marrin normën e vdekjeve të tyre, tha një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë suedeze, epidemiologu Johan Gjesecke.

Ai tha se për shkak të të ashtuquajturit model suedez, ai ishte shpallur i çmendur një muaj më parë, duke u akuzuar se politika suedeze po vriste të moshuarit, por tani gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar për modelin e vendit skandinav.

Në Suedi, situata epidemike tani është e tillë që numri i pacientëve as nuk bie, as rritet, dhe autoritetet po presin që prirja të kthehet dhe numrat të fillojnë të bien.

“Jeta në Suedi nuk është as normale, por nuk është as shqetësuese. Ne u kemi sqaruar njerëzve se çfarë është sëmundja dhe si duhet të mbrohen dhe ata i respektojnë masat. Njerëzit nuk janë budallenj askund nëse u thoni atyre se çfarë është e mirë për ta, e nëse jua shpjegojeni, ata do t’ju dëgjojnë,” thotë Gjesecke.

“Ndërsa shumica e bëjnë atë që ju rekomandoni, kjo është mirë. Nuk mund të jenë 100 përqind, por 90 përqind janë të mjaftueshëm,” tha ai.

Ai ende beson se frika ndaj koronavirusit është e ekzagjeruar, sepse shumë pak njerëz sëmuren rëndë dhe shumica dërrmuese kanë simptoma të buta, ose asn prej tyre.

Gjesecke pret që për shkak të kësaj qasjeje, një pjesë e madhe e popullsisë do të fitojë imunitet në Suedi deri në vjeshtë dhe se nuk do të ketë më rritje në numrin e pacientëve.

“Ne presim që virusi të jetë i pranishëm gjatë verës, por nuk do të kemi një valë të dytë në vjeshtë, sepse do të kemi imunitet kolektiv deri në shtator,” thotë Gjesecke.

Edhe pse modeli suedez perceptohen si plotësisht i pandjeshëm dhe joetik, sepse në një farë mënyre sakrifikohet pjesa më e ndjeshme e popullsisë – të moshuarit, të dobëtit dhe të sëmurër, Gjesecke nuk pajtohet me këtë.

“Njerëzit do të vdesin edhe në vendet e tjera, por problemi i madh është se asnjë vend nuk e ka përgatitur veten mirë për të mbrojtur të moshuarit dhe infeksioni është përhapur në shtëpitë e pleqve kudo”, tha ai.

Gjesecke pretendon se e njëjta qasje si në Suedi u propozua nga ekspertë në Norvegji dhe Danimarkë, por aty, politikanët vendosën të miratojnë modelin e shumicës dhe futën një bllokim të plotë.

Eksperti suedez thotë se në rast të një vale të dytë, askush nuk duhet të deklarojë karantinë.

“Sigurohuni që të mbroni të moshuarit dhe të sëmurët, dhe të rinjtë nuk kanë nevojë të mbrohen. Ata duhet të lejohen të përhapin sëmundjen. Të gjithë do të marrin shkallën e vdekshmërisë së tyre kur të fillojnë hapjen. Njerëzit që nuk kanë vdekur tani do të vdesin kur t’i karantinoni”, thotë Gjesecke.

Ai beson se epidemia do të përfundojë deri në Krishtlindje dhe se vaksina, kur të dalë, do të jetë e kotë. /tesheshi.com/