Që nga viti 2002, Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon të përmirësojë shëndetin publik dhe cilësinë e jetës nëpërmjet promovimit të lëvizshmërisë të pastër dhe transportit të qëndrueshëm urban. Fushata u jep njerëzve mundësi të zbulojnë rolin e rrugëve të qytetit dhe të eksperimentojnë me zgjidhje praktike për të adresuar sfidat urbane, si që është ndotja e ajrit.
“Ecni me ne!”, tema qendrore e këtij viti, vendos në qendër të vëmendjes ecjen dhe çiklizmin dhe përfitimet që ato mund të kenë për shëndetin tonë, mjedisin tonë dhe bilancin tonë bankar. Mënyrat aktive të transportit si që janë ecja dhe çiklizmi nuk krijojnë emisione dhe ndihmojnë të kemi zemrat dhe trupat tanë më të shëndetshëm.
Në nivel lokal, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor marrin pjesë në një sërë ngjarjesh që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për vlerën dhe përfitimet e ecjes dhe çiklizmit.
Java Evropiane e Lëvizshmërisë do të ketë kulmin në 20 shtator me parada të biçikletave në Shkup, Veles, Gjevgjeli, Tetovë, Manastir, Shtip, Negotinë, Koçan, Strumicë, Ohër, Prilep, Kriva Pallankë, Lozovë dhe komunat e Shkupit, Shuto Orizari dhe Karposh.
Parada tradicionale me Biçikleta në Shkup do të ndodh të premten, më 20 shtator, duke filluar në ora 11:30 nga Parku Ibni Pajko dhe me pikë mbarimi në Parkun e Qytetit (tek skena “Guaska”).
Kryerësi i Detyrës në Delegacionin e Bashkimit Evropian – Julian Vassallo, Kryetari i Shkupit – Petre Shilegov dhe Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor – Ana Petrovska, do të marrin pjesë në paradën e biçikletave dhe do t’i drejtohen çiklistëve tek vija e finishit ku ata më fatlumët do të shpërblehen me biçikleta të reja.