Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

POETI/ Omar Khayyam, ateist po besimtar? Ja ç’del nga shqipërimi i Nolit dhe të tjera

Pasioni i leximit të poezisë nuk mund të quhet i plotë nëse nuk ju kanë rënë duar “Rubairat” e Omar Khayyam-it, poetit persian për të cilin është shkruar më shumë se që shkroi ai vet.

B.B Robinson, në një studim të tij e quan Khayyam-in një ateist i cili e luftoi çdo prirje dogmash që do të cenonin lirinë e të shkruarit, bërit art apo të jetuarit më vete. Edhe historianët si Philip Hitti dhe të tjerë thonë se Omar Khayyam nuk ishte i ndikuar nga asnjë bindje fetare, dhe ishte një “shpirt i lirë”. Por të lexojmë disa vargje të Khayyam të përkthyera nga Fan Noli, mund të shihni se cili ka qenë në të vërtetë shtegu i tij shpirtëror.

“Ti hiqma Udhën, ti shpëtim rrëfemë

Ti çilma Derën, Zot, dhe përdëllemë:

Ata që flasin n’emrin tënt gënjejnë;

Nga thonjt’ e tyre, Perëndi, zbërthemë!

-237-

Vetëm fajtorët, ne, kemi besim

Që mirësia jote s’ka mbarim;

Me një pendim, kush nuk e bën të keqen

Dhe kush e bën s’të kan’ asnjë ndryshim.

-238-

Embël gjykon në Qiell Mëshir’ e gjërë,

Po s’më pëlqen kjo Drejtësi me vërë;

E mira e pabërë s’ësht’ e bërë

E keq’ e bërë nuk ësht’ e pabërë.

-239-

Që ke Mëshirë në Kuran e pashë

Dhe kurrë një mëkat pa bërë s’lashë:

Më thua se më ndih në të këqia;

“Më keq se un’ a ka?” o Zot, të thashë.

-240-

Të mirat një nga një m’i nëmëro,

Të ligat togje-togje m’i spastro:

Ashtu më bëre dhe ashtu të dolla,

Mëshirë pra dhe Drejtësi trego.

**************************************************************

Shumica e studiuesve, vetëm duke lexuar poezitë e Omarit, japin deklarata se ai ishte një filozof pesimist dhe materialist, gjë që është shumë e gabuar. Ky problem është rritur për shkak të mosleximit të shkrimeve joletrare të Omarit. Ata i shikojnë vetëm poemat për shkak të famës së saj. Nisur nga kjo, ne madje shohim se si kritikët e artit dhe historianët e bëjnë Omarin si një nismëtar të neo-ateizmit.

Umar Khayyam shkruan vetë: “Sufizmi është më i miri nga të gjitha mënyrat, sepse asnjë nga përsosjet e Zotit nuk mbahen larg prej tij, dhe nuk ka pengesa ose vello para tij. Prandaj, çdo gjë që injoranca i lë njeriut është për shkak të papastërtisë së natyrës së tij; nëse velloja hiqet dhe pengesa, e vërteta e gjërave siç janë bëhet e qartë.

Dhe Mjeshtri (Profeti Muhamed) paqja qoftë mbi të- e tregoi këtë kur tha: Vërtetë, gjatë ekzistencës suaj, frymëzimet vijnë nga Zoti. A nuk doni t’i ndiqni ato? ‘Thuaju atyre që mendojnë që, për dashamirët e Zotit (Gnostikët), intuita është udhëzuese, e jo mendimi destruktiv”.

Historiani Ibn al-Qifti shkruan se Omar Khayyam ishte dikur skeptik për besimin, por më vonë, u bë një praktikuesi besimit, shkoi në haxh dhe pasi u kthye e vizitonte shpesh xhaminë.

Shams Tabriz (mësuesi sufist i Rumiut) dhe disa të tjerë nuk e pëlqyen Omarin. Kjo është normale e asaj kohe, pasi Ibn Sina gjithashtu u quajt mosbesimtar në jetën e tij, sado qe ai gjithmonë shihte punën e tij. Omar Khayyam shkoi në haxh për të vërtetuar se ai ishte me të vërtetë besimtar.

Megjithatë, jeta e tij prej shkencëtari nuk është që merr vëmendje aq sa jeta e tij artistike.

Ai ishte matematikan dhe astronom, dhe në cilindo version të punës së tij, pasioni ia mundësonte shkëlqimin që e ka edhe sot. /tesheshi.com/