BAJRAMI: KORRUPSIONI ËSHTË KANCER I SISTEMIT DEMOKRATIK

Prania e korrupsionit mbetet një ndër problemet kryesore për funksionimin normal të institucioneve. Perceptimi dhe denoncimi i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut mbetet në nivele të ulëta. Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, nënkryetari i Komisionit për Anti-Korrupsion, Nuri Bajrami, thotë se korrupsioni i ngjan kancerit, ashtu si qelizat korruptive shkatërrojnë trupin e njeriut, ashtu edhe veprimet destruktive dhe korruptive shkatërrojnë sistemin shtetëror dhe interesin e përgjithshëm.

“Qytetarët dhe taksapaguesit nuk duhet të jenë indiferent ndaj kësaj dukurie. Korrupsioni nuk luftohet me heshtje dhe indiference. Korrupsioni luftohet me rreshtim proaktiv në mbrojtje të interesit të përgjithshëm dhe shtetëror”, thotë Bajrami në këtë video mesazh.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të projektit “Korrupsioni vret” që implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

https://www.youtube.com/watch?v=ZP9WeP2BqlU&feature=emb_title