AKADEMIA RINORE/ Kanë filluar aplikimet, ja detajet

Filluan Aplikimet në Akademinë Rinore

Zhvillimi i teknologjisë në shekullin 21 dhe përdorimi tejmase i internetit, ka bërë që të rinjtë të jenë në një hapësirë të izoluar. Me ardhjen e Covid -19, sistemi arsimor u transformua në mësim online dhe ka revolucionalizuar transferimin e informacioneve nga një vend në një vend tjetër. Përderisa njohuritë e mirëfillta janë duke u nënvlerësuar, vendin e tyre e kanë zënë dezinformatat. Me kalimin e kohës ky proces është duke u orientuar në drejtim negativ kështu duke na dërguar drejt botës së robotizimit. Në bazë të kësaj shihet qartë fakti se gjeneratat e reja duhet të bashkëpunojnë, mendojnë, të krijojnë empati, të prodhojnë dhe të dëgjojnë më shumë në krahasim me gjeneratat e kaluara. Prandaj, morëm iniciativën që të krijojmë një projekt të këtillë, ku duke i vlerësuar gjithë këto procese nga të gjitha anët, pozitive dhe negative, bashkë me të rinjtë e rajonit tonë, me këtë projekt synojmë që të kontribojmë tek të rinjtë, duke mos e anashkaluar edhe kontributin e tyre.

Qëllimi i projektit është që nxënësve të shkollave të mesme përveç përgatitjes për jetën intelektuale apo akademike, atyre tu ofrohet mundësia për fuqizimin e dijeve të tyre, të kontribojmë në jetën arsimore të tyre duke zhvilluar gjenerata të reja të moralshme, të virtytshme dhe të përgjegjshme; nëpërmjet edukatorëve tu ofrohen shembuj të mirë; ofrimi i aktiviteteve dhe mundësive ku të rinjtë t’i zbulojnë aftësitë e tyre dhe të zhvillohen në bazë të aftësive të tyre; si dhe të rinjtë së pari individualisht, dhe mandej në grup, të bashkohen dhe të forcojnë lidhjet e bashkimit dhe vëllezërisë.

Në projekt përfshihen aktivitete dhe mësime të Moralit, Aktivitete Psiko-Sociale, Grupe të Leximit, Ndjekja e Filmave, Seminar-Fjalime, Histori-Shëtitje, Aktivitete të Përgjegjësisë Sociale, dhe Grupet e Sportit dhe Artit.

Edukatorë:

Haxher Sulejman Enise Fejzulla Zehra Saiti Berat Sadiki

Periudha e Aplikimit: 22.10.2021 – 31.10.2021

Intervistat: 01 – 02.11.2021

Periudha e Fillimit: 06.11.2021

Shënim: Projekti do të zgjasë 26 javë.

Ky është projekt-pilot.

Linku për Aplikim: https://forms.gle/Xy68SndK89fQ7NwZA

KY PROJEKT U DEDIKOHET VETËM NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME.

PJESËMARRJA ËSHTË PA PAGESË.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf6b9jGjMAT7Aiy7Sa5z5FjyGyshfhf3Gf5rn5nXUl1zEPEdQ/viewform