EKSKLUZIVE: Aktori me famë boterore Arben Bajraktari së bashku me aktorët Visar Vishka dhe Ismail Kasumi në xhirime në Çarshin e Shkupit

Nga nesër në Shkup fillon xhirimi i filmit “PERHAPS”, i regjisorit Kastriot Abdyli.

Për realizimin e këtij filmi regjisori Abdyli, ka sjellë në Shkup disa nga artistët më të mirë shqiptarë, të cilët njihen edhe në mbarë Botën.

Në rolin kryesor të filmit është aktori shqiptar me famë botërore Arben Bajraktari, aktor francez me origjinë nga Kosova. Bajraktaraj ka luajtur në filma të shumtë francezë por edhe në role në filma ndërkombëtarë, si Eden Log dhe Sex Traffic. Ai shpesh ka portretizuar operativë të sindikatës së krimit në filma si Taken dhe Verso.

Në rolet tjera kryesore perveç aktorëve të lartëpërmendur, luajnë edhe Katarina Jovanoviq, Fitore Miftari, Vebi Kerimi.

Drejtor fotografie është fituesi i shumë çmime ndërkombëtare, Fejmi Dauti.

Filmi do të xhirohet në Shkup, ndërsa shumica e skenave në Çarshinë e Vjetër./Ora24.tv

Në linkun më poshtë keni edhe pamje ekskluzive të xhirimeve të filmit:

https://www.facebook.com/102273905138329/posts/275987417766976/