Filmi “Vera Andrron Detin” nga 17 nëntori do të shfaqet në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga data 17 nëntor do të shfaqet filmi “Vera Andrron Detin”. Filmi “Vera Andrron Detin” është me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.
Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.
Bileta për filmin do të kushtojë 100 denarë.