MASH: Edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti ynë

Edhe në kushte të krizës botërore nevojat e studentëve janë prioritet për MASH-in dhe Qeverinë. Pas takimit të djeshëm në të cilin ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pritën përfaqësuesit e studentëve në Kuvend për t’i ndëgjuar nevojat e studentëve, nga sot MASH fillon komunikimin aktiv me përfaqësuesit e sindikatat studentore me të cilat do të punojnë për sistem të përbashkët të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e treguara.

Dje në tryezën e përbashkët futëm kërkesat, propozimet dhe mundësitë , duke treguar kështu se dyert e Kuvendit dhe institucioneve të tjera janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim ndrësa ne si përfaqësues të institucioneve në vendin tonë demokratik jemi gjithmonë në dispozicion për bashkëpunim të përbashkët të krijimit të politikave. Unë Do të jem në komunikim të vazhdueshëm me grupin punës dhe ata do të jenë pjesë e ekipit me të cilin do të punojmë së bashku – si për përzgjidhjen sistematike, dhe për kushte më të mira, për të gjitha problemet e tjera që kanë studentët. Është mbajtur mbledhje në të cilën është vendosur që në ndërkohë po punohet në krijimin e zgjidhjeve sistematike dhe të përhershme, suvencionimin e racionit për studentë me çmim prej 120 denarë në ditë do të paguhet në mënyrë retroaktive deri në mars, thekson Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Pas takimit treorësh të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski me përfaqësuesit e studentëve, u vendos që të propozohet Propozim-ligj të ri, i cili do të përfshijë kushtet e ligjit ekzistues nga viti 2021.

  • Propozim-ligji do të jetë për periudhë gjashtëmujore, që do të thotë në mënyrë retroaktive nga 15 shtatori dhe do të vazhdojë deri në mars dhe deri atëherë do të kemi afat të respektimit të zgjidhjes së re sistematike që do të thotë që studentët të marrin suvencionimin e racionit të shëndetshëm për studentë dhe do të realizohet pagesa në baza ditore.

Në këtë periudhë u dakorduam në mënyrë retroaktive për vlerën që ishte deri më tani, me ndryshimet nga viti 2021 dhe në periudhën e ardhshme me zgjidhjen e sistemit, shuma do të jetë më e lartë. Dotëthotë , prej muajit marsi do të jetë më i lartë, duke filluar nga 140 denarë apo sipas analizave tona deri në atë periudhë, thotë Ministri Shaqiri.

Në këtë mënyrë ne si Ministri së bashku me Qeverinë vetëm sa më tepër po e zgjerojmë edhe më shumë praktikën e bashkëpunimit të përbashkët në krijimin e politikave.

Nuk do të lejohet marrja e vendimeve në kundërshtim me kërkesat e studentëve . Ndërsa sa i përket kërkesës për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve, MASH do të ndërhyjë duke intervenoj duke filluar nga aty ku është më urgjente.

Nga Banka Gjermane për Politika Zhvillimore tanimë janë marrë projekte me vlerë 24 milionë euro dhe pjesë e disa konvikte për studentë janë në faza të caktuara të përmirësimit. Në periudhën në vijim në bashkëbisedim me studentët do të bëhet plan sipas nevojave për udhëhqjen e buxhetit të ri.

Do të jemi në në komunikim aktiv – konstruktiv me studentët, dyert e institucioneve janë gjithmonë të hapura, dhe studentët do të mbeten të përfshirë në sjelljen e politikave.