41 sanksione për autobusë që transportojnë nxënës dhe studentë

Kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve është zbatuar gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 41 kundërvajtje.

“Kontrollet e qarkullimit për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë bashkërisht të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithëve ne”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.