Raportime për bomba në tetë shkolla të mesme në Shkup

Sot rreth orës 11:40 në SPB  Shkup është raportuar se në adresën elektronike të tetë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, siç thuhet nga MPB, janë marrë masat nga punonjësit e policisë për evakuimin e sigurt të shkollave.

Sipas policisë, po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.