Pianisti i njohur Berezovski me dy koncerte në Filarmoni

Pianisti i njohur rus Boris Berezovski sot dhe nesër do të performojë në Filarmoni. Virtuozi i pianos, i cili është mes solistëve më të kërkuar bashkëkohor, sonte nga ora 20 në sallën kamertale do të ketë recital me ekzekutimin e veprave të Shumanit, Balakirjev dhe Grig. Së bashku me të do të performojnë edhe artisët e Maqedonisë – violinistët Ana Kondrakteno dhe Vladimir Kostov, Bojan Talevski – violë dhe Aleksandar Kostevski – violonçel. Ai ka performuar me orkestra të njohura, mes të cilave edhe me Filarmoninë e Nju-Jorkut, orkestrën “Filarmonia” nga Londra. Filarmoninë e Roterdamit , me piano në Filarmoninë e Berlinit dhe me “Koncertebau” të Amsterdamit  dhe “Rojal festival hol” në Londër