MONA LISA/ Një kopje 400 vjeçare ka dalë në ankand, ja sa pritet të shitet

Një kopje identike e pikturës së famshme “Mona Lisa”, krijuar më shumë se 400 vjet më parë doli nw ankand. Piktura origjinale e Leonardo Da Vinci-t, të cilën mbreti francez Francois 1 e bleu nga vetë piktori në vitin 1518, gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris dhe nuk është në shitje. Por një kopje thuajse origjinale, madje e padallueshme prej saj, që daton në vitin 1600, do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandit “ArtCurial”. Paraprakisht “Mona Lisa” pritet të shitet 150 deri në 200 mijë euro. Në qershor të këtij viti, një koleksion evropian bleu një tjetër kopje të Mona Lisa-s, të shekullit XVII për shumën 2.9 milionë euro, një rekord për riprodhimin e një vepre kaq të famshme.