Pesëmbëdhjetë vjeçari Seldin Saliu nga fshati Trebishtë e Dibrës ka fituar vendin e dytë në garën ndërkombëtare në patinazh artistik, e cila është mbajtur në qytetin italian Merano.
Për Saliun kjo ishte paraqitja e parë për Federatën e Maqedonisë të Sporteve Rrëshqitëse.
Deri tani e ka përfaqësuar Italinë, në të cilën ka qenë kampion në rrëshqitje artistike dhe kampion evropian për kadetë.
Rrëshqitësi i ri, Seldo, ashtu siç e quajnë familjarët, trofeun e parë e ka fituar në moshën shtatë vjeçare.
Deri tani ka marrë pjesë në 44 gara në kategori të ndryshme në Itali dhe vende tjera.
Tetëmbëdhjetë herë ka marrë vendin e parë, dhjetë herë të dytin dhe pesë herë të tretin. Gjatë garave ka 11 medalje.
Në shkurt 2015 u bë kampion rajonal në Veneto. Më pas, në vitin 2017 u shpall kampion nacional, kadet në Kupën e Torinos. /Schoolture.info/