VENDIMI/ Nxënësit u rikthen bankave shkollor, mësimi do të fillojë me prezencë fizike

Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), në mbledhjen e sotme të Shtabit Kryesor Koordinativ i Krizave (SHKKK) brenda Qeverisë, të cilën e ka udhëhequr kryeministri Zoran Zaev, ka vlerësuar se janë krijuar kushte që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë me prani fizike të nxënësve, përveç disa përjashtimeve, të cilat do të citohen në vendimin që do të sillet në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

“Përveç përfundimit për fillim të vitit shkollor me prani fizike, sipas anëtarëve të SHKKK-së, është numri i madh i mësimdhënësve të vaksinuar dhe kuadrit mësimor. Për momentin 60 për qind janë vaksinuar, ndërsa pritet deri në shtator rritje prej 80 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në shkolla”, informon pres-shërbimi qeveritar.
Në këtë drejtim janë edhe protokollet e përpunuara nga epidemiologët, të cilat tashmë janë sjellur për mësim me prani fizike, ndërsa kanë të bëjnë me mbajtje të maskës dhe ajrosjes së rregullt të hapësirave ku mbahet mësimi.

“Në mbledhje ishte përfunduar se edhe te të punësuarit në kopshte dhe te personeli tjetër vazhdon vaksinimi, ndërsa tani janë vaksinuar 60 për qind”, shton pres-shërbimi qeveritar.