E ÇUDITSHME/ Audi kërkon mbi 30 mijë euro për të riparuar këtë dëm në pjesën e prapme të veturës

Ne të gjithë e dimë se mirëmbajtja dhe riparimi i veturave luksoze nuk është i lirë, por kjo tejkalon të gjitha pritjet.

Të paktën kur pyesni pronarin, Steve Burns, i cili kurrë nuk mendoi se vetura do të dëmtohej, e lëre më që riparimi do të ishte aq i shtrenjtë.

Dhe historia është kështu. Steven Burns vendosi ta nderonte gruan e tij me Audi e-tron të ri, një crossover luksoz elektrik.

Menjëherë pas kësaj, pati një aksident të vogël në të cilin Audi pësoi dëme të vogla të dukshme nga fotografia. Mbani në mend se, sipas Burns, kjo ishte një aksident me një shpejtësi prej vetëm 10 deri në 15 km / orë.

Në një postim në Twitter, Burns e etiketoi Teslën me dëshirën për të bindur gruan e tij që të merrte veturën e Teslës. Gjegjësisht, ai drejton Teslën dhe priste që e njëjta zgjedhje të ishte edhe nga gruaja e tij. Në fund, megjithatë, ajo zgjodhi Audi elektrike.