UNT me telegram ngushëllimi për familjen Zeqiri

E nderuara familje Zeqiri,

Të nderuar profesorë, nxënës të gjimnazit ‘Zef Lush Marku’ në Shkup,

Me pikëllim morrëm lajmin e ikjes së parakohshme të mikut të UNT-së, drejtorit të Gjimnazit Zef Lush Marku Prof. Faruk Zeqiri.

Kjo humbje e madhe për familjen tuaj të nderuar, për punonjësit e gjimnazit dhe nxënësit e shumtë të tij, na pikëlloi gjithë ne të botës së arsimit, që merremi me pregatitjen e gjeneratave të tëra, dhe ku pjesë e pandashme ishte

edhe miku ynë Faruku me kontributin e gjithanshëm në shërbim të arsimit në qytetetin e Shkupit.

Që nga themelimi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer ndërsa Faruku me gjithë kapacitetin e tij ka kontribuar në zhvillimin e tij.

Më lejoni që në emër të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, profesorëve, administratës dhe studentëve, të Ju shpreh pikëllimin e thellë nga kjo ndarje e parakoshme.

U prehsh ne paqe Faruk!

Me respekt,

Prof. Dr. Izet Zeqiri,

Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup