UNSHM/ Propozim protokolle për zhvillimin e mësimit me prezencë fizike

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) e ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë për të filluar viti akademik 2021/2022 me prezencë fizike për nxënësit e shkollave të mesme. Kanë apeluar deri të të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të respektojnë protokollet pasi hapen shkollat.

“Tani është koha që arsimi të vendoset në një piedestal mbi aktivitetet e tjera shoqërore. Sado e rëndësishme të jetë cilësia e procesit arsimor, aq i rëndësishëm është edhe shëndeti i nxënësve të shkollave të mesme. Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të respektojnë protokollet shëndetësore si e vetmja dhe mënyra më e mirë për të mbrojtur veten”, njoftoi UNSHM.

Unioni beson se procesi arsimor është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kthimi i nxënësve në bankat shkollore duhet të jetë prioritet shtetëror. Si një ekuilibër midis cilësisë së procesit arsimor dhe shëndetit fizik të nxënësve të shkollave të mesme dhe stafit mësimor, ne propozojmë futjen e mësimdhënies së kombinuar si zgjidhjen më të mirë. Gjatë këtyre dy viteve shkollore, ne arritëm të krijojmë një ndërveprim kreativ të platformës nacionale të mësimit elektronik. Ne, siç theksojnë në kumtesë, arritëm të angazhohemi në praktikën e zhvillimit të procesit mësimor me praninë fizike, dhe shteti më në fund njohu dhe pranoi modelin e kombinuar në rregulloret e tij (Plani për vitin akademik 2021/2022).

Për të rritur nivelin e sigurisë në shkolla, në takimin me Ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ata propozuan disa amendamente të mëposhtme në protokollet për mësimdhënien me prezencë fizike. Ata kanë të bëjnë me atë se shkolla organizon një shërbim rendor brenda shkollës, për të zbatuar rendin, dezinfektimin e detyrueshëm dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës së nevojshme mes nxënësve dhe gjatë pushimeve. Gjatë pushimit të madh, një shërbim rendor të organizohet në oborrin e shkollës. Këta persona që do të mbajnë rendin e duhur, të jenë të punësuar nga stafi i shkollës, për të cilët vendos drejtori. Drejtori gjithashtu përcakton numrin e tyre në përputhje me nevojat. Pastaj, sipërfaqet dhe objektet që janë më shpesh të prekura nga stafi i shkollës dhe nxënësit të dezinfektohen në fillim dhe në fund të çdo ndërrimi. Shkolla përgatit një listë të të gjitha sipërfaqeve dhe objekteve që duhet të dezinfektohen rregullisht. Nxënësit të këshillohen të marrin ushqim para fillimit të orëve të mësimore. Rekomandohet gjithashtu që nxënësit të mos largohen nga oborri i shkollës gjatë pushimeve.

“Në fund, arritëm zgjidhje të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me këto tri pika. Nëse situata pandemike përkeqësohet dhe modeli i mësimdhënies duhet të ndryshojë, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të preferojë mësimin e kombinuar ndaj mësimit në distancë”, thuhet në kumtesën e UNSHM-së.