Takimi i parë i grupit punues për hartimin e Ligjit të ri për Arsimin e mesëm

Nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa institucioneve dhe organizatave, nis hartimi i Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, i cili duhet të ofrojë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe në përgjithësi të përmirësojë gjendjen në këtë fushë.

Grupi punues i formuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës sot ka mbajtur mbledhjen e parë në të cilën është theksuar nevoja e hartimit të një ligji të ri, duke qenë se ai ekzistues është miratuar në vitin 1995 me ndryshime të shumta ndërkohë, dhe u ra dakord për metodologjinë e punës dhe afatin kohor në të cilin duhet të punohet vendimi ligjor.

Përfaqësuesit e ministrisë resore  në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojnë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Arsim dhe Aftësim Profesional, Qendrën Shtetërore të Provimeve, përfaqësues të shkollave të mesme, USAID, OSBE dhe UNDP. Mbështetje ofrojnë edhe Shoqata e Edukatorve Special dhe Rehabilitatorëve të Maqedonisë së Veriut, fakultetet e mësimdhënies, UNICEF-i, por edhe palët tjera të cilët pritet të kontribuojnë në krijimin e vendimit më të mirë ligjore.