Ekipi i vajzave në basketboll i gjimnazit Zef Lush Marku plasohet e dyta në garat e Qytetit të Shkupit

Gjimnazi Zef Lush Marku ka njoftuar se ekipi i vajzave në basketboll në Qytetin e Shkupit është ranguar në vendin e dytë.

“Suksesi historik i Klubit të basketbollit të vajzave ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup të udhëhequr nga prof.Bajram Kadriu dhe prof.Sahar Sadiku, në përballjen finale të garave të Qytetit të Shkupit me ShMQSh “Orce Nikollov” – Shkup, u ranguan në vendin e dytë. Sukseset janë të pandalshme, të shpresojmë se një ditë do të jemi të parët në Shkup. Ju priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e gjimnazit, përcjellë Schoolture.info