Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Sociologu Fahmi Osmani: Është koha për regjistrimin e nxënësve në shkollat profesionale dhe teknike

Profesori dhe sociologu Fahmi Osmani në prag të regjistrimeve në shkollat e mesme, ka bërë apel deri tek nxënësit por edhe tek prindërit e tyre që të mendojnë mirë se në cilat drejtime do të vazhdojnë shkollimin. Ai bën apel që shkollat teknike dhe profesionale janë zgjedhja e duhur për nxënësit.

Është koha e regjistrimeve për semi-maturantet. Padyshim se kjo gjë duhet të mendohet mirë dhe të diskutohet mes prindërit dhe fëmijës, diskutim ky që duhet bazuar në fakte dhe në realitetin e kohës në të cilën po jetojmë. Po hyjmë në fazën post Covid 19. Situata që e kaluam këto 3 muajt e fundit padyshim se ka ndryshuar rrjedhat në çdo sferë të aktivitetit të shoqërive njerëzore. Nuk vlejnë me teoretizimet (muhabetet) e kota. Në këtë krizë socio-ekonomike, tregu i punës do të pësojë ndryshime rrënjësore. Shkencat shoqërore dhe kuadrot që ato prodhojnë si duket do të kenë një të ardhme të dhimbshme. Është koha ku për rikthimin e stabilitetit ekonomik do të ketë nevojë për rritje të vazhdueshme të prodhimtarisë gjë që i vendos në fokus profesionet tekniko-shkencore. Andaj zanatet të cilat shumë nga ne i shohin si me nënçmim padyshim se janë ardhmëria e sigurt e fëmijëve tanë. Shkollat teknike dhe profesionale janë zgjedhja e duhur për nxënësit, pa dyshim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social fejsbuk.

Përgatiti: Schoolture.info