Shkollat e Tetovës po boshatisen, 8 klasa shuhen vetëm për këtë gjysmë-vjetor (video)

Kurbeti po i boshatisë shkollat në rajonin e Tetovës. Rreth 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë fletëshpërngulje nga fillimi i vitit shkollor.

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se 143 nxënës janë nga shkollat fillore ndërsa 59 nga shkollat e mesme.
Sipas këtyre shifrave, vetëm gjatë gjysmë-vjetorit të parë janë mbyllur 8 paralele.

“Shpërngulja është për afërsisht e njëjtë gati se e njëjtë në çdo shkollë fillore ku në shkollën “Istigball” kemi 8 shpërngulje, në Shipkovicë 11, në “Kirili dhe Metodi” 19, në “Naim Frashëri” 18, në “Kikish” 8, në Migjeni 13, në “Besa” të Veshallës 7, në përparimi të Recicës madhe 18, në “Liria” 4, në “Goce Dellcev” 15 dhe në shkollën “Skënderbeu” 18.

Sa i përket shkollave mesme fletëshpërngulje më tepër kemi në shkollën “8 shtatori” shkolla ekonomike,

ku fletëshpërngulje kanë marrë 35 nxënës në gjimnazin “Kiril Pejcinoviq” 3 nxënës, në mjekësi 7 nxënës në 7 marsi 4 nxënës dhe në shkollën e mesme “Gjoce Stojcevski” 10 fletëshpërngulje”, u shpreh Nazmi Dauti, Komuna e Tetovës. /TV21/