Shënohet 28 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës

Ahmeti: Studentët tanë janë shtylla e kësaj shtëpie

Me akademi solemne u shënua 28 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës. Në këtë akademi rektori Kushtrim Ahmeti kujtoi rektorin e parë Fadil Sulejmani dhe dëshmorin e arsimit shqip Abdylselam Emini, si dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë universitet.

“Studentet tanë janë shtylla e kësaj shtëpie në punojmë çdo ditë për të ndërtuar mirëqenien dhe një të ardhme të qëndrueshme të universitetit, studentet e sotem janë ata që do të formësojnë të ardhmen dhe është detyra jonë si universitet tu ofrojmë atyre pikënisje më të mirë të mundshme për ndryshimet e botës”, u shpreh Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti.

Në këtë ceremoni solemne u ndanë edhe diplomat e doktorantëve të drejtimeve të ndryshme .

Ceremonia e shënimit të 28 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës u përmbyll me këngë kushtuar këtij universiteti./KlanMacedonia