Ministria e Arsimit: Pagesa për shujtat e studentëve do të bëhet deri në fund të muajit

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se pagesa e mjeteve për shujtat e studentëve do të bëhet deri në fund të këtij muaji.

Sipas MASH, të gjithë studentët që gëzojnë të drejtën e tyre do të përfitojnë në mënyrë retroaktive mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit, muajt tetor dhe nëntorit, në llogaritë e tyre të transaksionit.

Ata shtojnë se çdo student/aplikant do të marrë një vendim përmes sistemit përmes të cilit është bërë aplikimi dhe pagesa do të bëhet menjëherë më pas.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se gjatë thirrjes publike që zgjati nga 25 nëntori deri më 3 dhjetor të këtij viti janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.