Shaqiri: Bashkë me komunat jemi duke zhvilluar sistem edukativo-arsimor cilësor dhe të drejtë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin vetqeverisjen lokale   në përcaktimin  e prioriteteve kombëtare të zhvillimit dhe reformës.Në puntori  me kryetarët e komunave , e organizuar për vizionimin e zhvillimit dhe transformimit të sistemit edukativo-arsimorministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se krijimi i politikave me konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara është parim i punës së kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës..

„ Ne punojmë  në mënyrë aktive në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimpër periudhën 2022-2042. Në këtë proces, është e rëndësishme mbështetja e Fondit për Qeverisje të Mirë të Ambasadës Britanike në Shkup, si dhe UNDP-së dhe Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut. Strategjia do të ketë katër fusha: mjedisi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike dhe infrastruktura. “Fusha e kapitalit njerëzor e  përfshin edhe zhvillimin e sistemit arsimor, veçanarishtë  arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat janë nënkompetencat e drejtpërdrejta  të vetëqeverisjes lokale ”, tha ministri Shaqiri,, duke shtuar se njëkohësishtë po zhvillohen edhe  konsultimet për Samitin e Transformimit të Arsimit,e  organizuar në shtator nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , dhe se qëndrimet e kryetarëve të komunave janë  kontribut edhe për plotësimin e Strategjisë së Arsimit.

E ardhmja e të gjithë neve varet nga cilësia e arsimit, theksoi Shaqiri, dhe për këtë të gjithë duhet të kontribuojmë në krijimin e  sistemit  edukativo- arsimor sistem i cili do t’i mundësojë çdo fëmije t’i zhvillojë potencialet  e tij, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shoqërisë në   tërësi .

“Vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me konsultime të vazhdueshme për të krijuar arsim cilësor. Në progres janë  reformat në arsimin fillor, programet mësimore po  realizohen    në klasën e parë dhe të katërt dhe janë duke u përgatitur të reja për klasën e dytë dhe të pestë. Trajnimet e mësimdhënësve zhvillohen rregullisht dhe së bashku me vetëqeverisjet lokale investojmë në mjete ndihmëse mësimore,mjete konkrete  dhe kabinete për shkencat natyrore. “Në të gjithë vendin po bëhen përmirësime infrastrukturore të shkollave dhe po ndërtohen të reja”, deklaroi  ministri.

Në arsimin e mesëm, pushteti  ekzekutiv dhe   lokal  kanë krijuar së bashku politikën e regjistrimit për të dytin vit rradhazi. Ministri informoi edhe për optimizimin e ardhshëm të rrjetit shkollor në vend dhe rishikimin e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm.

 „Një orë e më parë  duhet të ndryshojmë situatën që nxënësit tanë të kenë rezultatin më të keq në Europë, dhe nga 11 vitet e kaluara në shkollë, një fëmijë në Maqedoninë e Veriut të ketë rezultate arsimore të barabarta me 7,3 vite mësim. Kjo do të thotë se fëmijët që shkojnë në shkollë 3, 7 vitet e tyre i kanë humbur kot.

Vendosëm  standarde arsimore kombëtare, por për përmbushjen e tyre është e nevojshme të kemi infrastrukturë përkatëse shkollore.

Optimizimi i rrjetit të shkollave në çdo komunë do të bëhet sipas  planit  të veçantë,në  bazë  të indikatorëve dhe standardeve , të cilat do të tregojnë se ku ka shtesë dhe ku mungon hapësira për realizimin e  mësimdhënies , ku duhen investime për  infrastrukturë për  përmirësimin e  kushteve , cilat janë  nevojat arsimore, numri i mësimdhënësve  të nevojitur ,shërbimi profesional, por edhe mjetet konkrete . Procesi i optimizimit do të zhvillohet gradualisht dhe synimi është arritja e kushteve të barabarta dhe të  drejta  arsimore dhe infrastrukturore për të gjithë fëmijët në vend, me burime financiare optimale.

Për të plotësuar nevojat për mësimdhënie në  mjedis të shëndetshëm, në objekt i cili i  plotëson standardet, me një numër optimal të kuadrit  mësimor, profesional dhe teknik dhe harxhime  optimale operative për nevojat komunale dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së objekteve, MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave  ka përgatitë  edhe  formulë të re për llogaritjen e bllok-dotacioneve të komunave për financimin e arsimitfillor dhe të mesëm. Mënyra e re e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm do të implementohet  në  periudhë 5-vjeçare.