RMV, udhëzues i shkurtër për krijimin e burimeve të hapura arsimore nga edukatorët në vend

Duke u nisur nga situata aktuale me potencialin e pashfrytëzuar të burimeve të hapura arsimore (BHA) në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Burime të hapura arsimore”, i cili është i mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni, Fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një udhëzues të shkurtër, i cili përmban tre hapa për krijimin, licencimin dhe promovimin e burimeve të hapura arsimore, transmeton Portalb.mk.

Përveç shpjegimit të asaj se çfarë përfshin termi “burime të hapura arsimore”, edukatorët e vendit të interesuar për krijimin e përmbajtjeve të reja në udhëzuesin e shkurtër mund të fillojnë se si më së miri ta definojnë temën e BHA-së, si ta konceptojnë përmbajtjen e BHA-së dhe cilat mjete falas në internet mund t’i shfrytëzojnë për krijimin e përmbajtjeve edukative. Udhëzuesi i shkurtër gjithashtu ofron këshilla për licencimin dhe shpërndarjen e BHA-ve në internet.

Në formë integrale, udhëzuesi i shkurtër për krijimin e burimeve të hapura arsimore mund të lexohet këtu.