Një portofol i humbur në Antarktidë i kthehet pronarit pas 53… vitesh!

E kishte humbur atë portofol në Antarktidë, por e rigjeti 53 vjet më vonë.

Kjo i ndodhi Paul Grisham, 91 vjeç nga San Diego në SHBA, i cili në vitet 1960 kishte kryer një mision 13-mujor në një stacion të motit të Marinës Amerikane në Antarktidë, sipas today.it.

Grisham ishte në platformën ”Antarktida” nga tetori 1967 deri në nëntor 1968.

Portofoli i tij u gjet pas një dollapi dhe përmbante, ndër të tjera, kartën e identifikimit të Marinës, patentën e shoferit dhe një lloj manuali me rregullat që duhej të ndiqte në rast të një sulmi biologjik ose kimik.

Historia u tregua nga i njëjti protagonist, pasi portofoli iu kthye pronarit të tij të ligjshëm, disa ditë më parë.

Gjatë ekspeditës së tij në Antarktidë 1967, Grisham kishte humbur portofolin e tij, por e kishte harruar plotësisht faktin.

Derisa, gjatë shembjes së një ndërtese në Ross Island, dikush e gjeti atë.