Program master për komunikim interkulturor në Universitetin e Tetovës

Program të përbashkët posdiplomik të Univesitetit në Tetovë, Universitetit në Sofje dhe Universitetit Nishantash nga Stamboli do të jetë rezultati i projektit “Elementi ynë kryesor” në suaza të Programit për mobilitet arsimor Erazmus plus.

Rezultatet e projektit-hulumtimi për nevojat për hapjen e programit të përbashkët master “Komunikim interkulturor” ishin prezantuar sot në Universitetin e Tetovës.

“Pogrami master ‘Komunikim interkulturor’ do të zhvillohej nga një semestër në Tetovë dhe Sofje, ndërsa seminari i tretë praktik në Stamboll. Hulumtimi tregon se ka nevojë dhe mundësi. Tani mbetet që gjatë vitit 2020 të përfundojë akreditimii programit edhe vitin e ardhshëm akademik të regjistrohen studentët e interesuar”, deklaroi Arbër Çeliku, prorektor për bashkëpunim në Universitetin e Tetovës dhe udhëheqës i projektit.

Ai shtoi se komunikimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbi i të gjithë projektit.

Një pjesë e projektit është krijimi i aplikimit mobil për lidhjen e programeve master të partnerëve si mënyrë si të bashkëpunohet përmes internetit. Krahas të trija universiteteve në projekt merr pjesë edhe organizata Adefis Huventut Internacional nga Spanja. Projekti mbështetet nga Agjencia Kombëtare për edukim Evropian dhe Mobilitet.