Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

RMV, rritje e lehtë e notës mesatare të maturës shtetërore ndër vitesh (Infografik)

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë publikuar rezultatet e maturës shtetërore. Sipas asaj që bëri të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore së Provimeve, Lidija Gjoshevska, këtë vit kemi rritje të lehtë të notës mesatare të maturës shtetërore në krahasim me vitin 2017 dhe 2018, transmeton Portalb.mk.

https://infogram.com/rezultatet-e-matures-shteterore-1h0n25jx8ovz6pe

Sipas Gjoshevskës, ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të testimit të cilët kanë realizuar trajnime për mësimdhënësit.

“Ky rezultat i dedikohet koordinatorëve të testimit që realizuan vizita në sholla të mesme, gjatë periudhës para maturës, muajt maj – prill. Ata kanë realizuar trajnime për arsimtarët, dhe i kanë njoftuar me mënyrën e përgatitjes së testit, qasje përmbajtjesore”, tha Gjoshevska.

Ministria Ademi u shpreh u kënaqur nga rezultati, dhe u shprehu suksese maturantëve, pavarësisht se a shkojnë në arsim të lartë apo bëhen pjesë e tregut të punës.

“Dua të ju uroj nxënësve të cilët me sukses e kanë mbaruar procesin i cili thotë verifikim i diturive të arritura në arsimin e mesëm, dhe është parakusht për vazhdim në arsimin e lartë. U dëshiroj sukses në aplikim në institucione të arsimit të lartë, nëse vendosin të ngritën edhe më tej, apo të kenë sukses gjatë pjesëmarrjes në tregun e punës, nëse vendosin që pas mbarimit të arsimit të mesëm të kërkojnë punë”, tha Ademi.

Ademi - Gjoshevska
Ademi – Gjoshevska

Maturantët më të interesuar për anglishten

Maturës shtetërore i janë nënshtruar gjithsej 15 mijë e 553 nxënës, prej të cilëve sipas asaj spas asaj që deklaroi ministri Ademi, mbi 14 mijë nxënës i janë nënshtruar gjuhës angleze.

“14 mijë e 103 nxënës i janë nënshtruar provimit në gjuhën angleze. Kjo është për 310 nxënës më shumë se vitin e kaluar”, tha Ademi.

Përndryshe, matura shtetërore është realizuar gjatë periudhës 1 deri 13 qershor të 2019-s, ndërkaq rezultatet e saja tashmë janë shpallur në tabela në hyrje të shkollave të mesme dhe në ueb faqen Matura.gov.mk.

Nga 15.553 nxënës që iu nënshtruan maturës, 7.962 kanë qenë të drejtimit gjimnazi i përgjithshëm, 7.604 të drejtimeve profesionale dhe 257 nxënës të drejtimeve të artit. Afati i gushtit është më 12 gusht për gjuhë të huaja, 13 gusht për gjuhën amë, 14 gusht për lëndët e zgjedhura dhe 15 gusht për matematikë. Të gjithë nxënësit e pakënaqur mund të parashtrojnë ankesa edhe atë më 5 korrik, gjegjësisht nesër, më 8 dhe 9 korrik.

Rezultatet e maturës shtetërore
Rezultatet e maturës shtetërore