Personat me nevoja të posaçme, kërkesë në MASH

Koalicioni “Ndryshojmë” kërkon formimin e një Agjencie nacionale për asistentët arsimor I cili do të ndihmonte në mënyrë të saktë detektimin e gjendjes dhe problemeve me të cilat përballen nxënësit me nevoja të posaçme nëpër shkolla. Një kërkesë të tillë ky koalicion e ka dorëzuar deri në ministrinë e Arsimit, përmes së cilës pretendojnë përmirësimin e gjendjes së nxënësve me nevoja të posaçme. Kjo kërkesë vjen pas pakënaqësive të shumta të funksionimit të këtyre nxënësve nëpër shkolla.

“ Asistentët e deri tanishëm nuk I kanë përmbushur nevojat e nxënësve me nevoja, sepse ka pasur raste kur 1 asistent është angazhuar për 3 fëmijë duke lënë përsëri prindërit që zgjidhjen ta gjejnë vetë dhe të mbesin mbrapa me mësime duke humbur kështu edhe një vit shkollor. 1:15 Morëm mbështetje nga ana e ministrit dhe si shoqatë do ta zgjerojmë aktivitetin tonë”, Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.

Që çdo nxënës me nevoja të posaçme të ketë asistentin personal, Koalicioni thotë se është e nevojshme çdo fëmijë të pajiset me dokumentin për kualifikim ndërkombëtar I cili përcakton funksionalitetin e fëmiut.

“ Është e nevojshme që Kualifikimi ndërkombëtar që përcakton funksionalitetin e fëmijëve t’i forcojë shërbimet dhe njëkohësisht mënyrën e caktimit të vlerësimit të fëmijëve të mos jetë direkt përmes MKF-së por të jenë përmes “Termini Im” dhe përmes terminëve të mund ta realizojë të drejtën për të pasur asistent personal”, tha Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.

Këtë vit në gjithë shkollat e vendit kanë qenë të angazhuar 720 asistent arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme, numër ky I cili është për 220 më I lartë se një vit më parë. Nga shoqatat e personave me nevoja të posaçme thonë se nuk kanë pasur përgjigje nga MASH nëse këtë vit do ketë punësime të reja të asistentëve shkollor. /alsat.mk