Nxënësit e shkollave fillore morën dëftesat

Shkollat fillore për disa çaste sërish ushtuan nga zhurma e nxënësve. Kësaj radhe për të marr dëftesat e vitit mësimor që përfunduan e njëkohësisht edhe për tu takuar me shoqërinë dhe mësimdhënësit.

“Shumë i lehtë ishte viti, I falenderoj të gjithë mësimdhënësit. Lënda më e preferuar ishte matematika dhe biologjia”, tha një nxënës.

“Isha shumë I gëzuar sepse shumë shpejt I morëm notat dhe gjysma e klasës kaluam me 5.00”, u shpreh një tjetër nxënës.

“Sot I kemi mar notat për klasën e shtatë dhe kemi kalu shumë mirë. Vështirësi kam pas në lëndën e matematikës por në fund të vitit e kam pas notën e sukseshme”, tha një nxënëse.

“Emocionet janë mbi të gjitha, nuk janë pak pesë vite. Kemi kalu sfoda të mëdha. E arritëm, mbi të gjitha e dini si ka qenë edhe situata e librave, konceptet e reja. Janë fëmi të mir, numri është I bollshëm i nxënësve, sado që mundohesh është pak por besoj që me bashkëpunim të dyanshëm ja dolëm”, tha Makfirete Miftari, mësuese.

Viti i ri shkollor 2023-24 propozohet tw nis nga mesi i shtatorit dhe të përmbyllet nga fundi I muajit qershor. Mund të mbetet edhe data e zakonshme por gjatë vitit mësimor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. /alsat.mk