Nga 1 shtatori mësimin ta nisim me prani fizike, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot para mediave tha se nga 1 shtatori, ai personalisht, është për nisjen e mësimit me prani fizike.

“Unë jam për prani fizike, mendoj se do të kemi gjendje stabile deri atëherë, sidomos tani me vaksinim”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se nuk dëshiron që qëndrimi i tij të ndikojë ndaj Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Anëtarët e komisionit janë parimorë dhe nuk do të lejojnë që mendimi im të ndikojë te vendimi i tyre”, tha Zaev.