MASH paralajmëron themelimin e tri Qendrave rajonale për arsim profesional

Tre shkolla të tre rajoneve të ndryshme të vendit do të shndërrohen në Qendër rajonale për arsim profesional ku të rinjtë por edhe të rriturit do të mund të arsimohen, ri-kualifikohen dhe  përforcojnë shkathtësitë e tyre. Këto Qendra duhet t’u përgjigjen nevojave konkrete të tregut të punës, ndihmojë punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e biznesit.

Qendrat rajonale për Arsim të mesëm profesional janë mundësi e rëndësishme për avancimin e cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale në rajone, gjithashtu edhe të arrihet të punëdhënësi si dhe të sigurohet se ato do të pranojnë nxënës të shkollave të mesme me aftësi që do tu përgjigjen nevojave të tyre.”- theksoi Xhulian Stenli, Fondacioni Evropian për trajnim

Në këtë kuadër ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se trajnimi dhe specializimi profesional është e ardhmja e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Funksionimi i këtyre vet qendrave do të jetë në mbështetje prej mjeteve IPA 2 dhe të gjitha aktivitetet të cilat janë në kuadër të programit të 2017 do të ndërmerren nga ana jonë. Tashmë në buxhetin për këtë vit është paraparë fillimi i procedurave dhe së shpejti do të duhet që të njejtat edhe të vendosim”.- u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit

Sipas Ademit, kjo masë nënkupton formën e re të organizimit të arsimit profesional dhe trajnimit e cila është pjesë e Strategjisë së arsimit 2018-2025. Themelimi i Qendrave rajonale të arsimit profesional do të përkrahet nga Fondacioni Evropian për trajnim. /Alsat-M/