Kori ”Zejanin Ismaili”-Likovë në Festivalin ndërkombëtar në Turqi

Mirënjohje publike për Komunën e Likovës dhe kryetarin e Komunës së Likovës m-r Erkan Arifi për përkrahjen dhe mbështetjen financiare!

Kori Komunal ”Zejanin Ismaili”-Lukovë morri pjesë ne Festivalin ndërkombëtar të koreve në “Çanakale 2019” në Turqi, ku përfaqësoi komunën e Likovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kori Komunal ”Zejadin Ismaili”-Likovë me nëntë anëtarë, para publikut të Turqisë në Çanakale pati katër paraqitje/performime:

Nata e parë drejtëpërdrejtë performim i shkurtër një minutë para të gjitha koreve gjithsej 41 nga 11 shtete përfaqësuese, gjithsej 1500 korist ku u prit dhe u shoqërua me duartrokitje.

Dita e tretë koncert para publikut me repertoarin e korit, poashtu u shoqëruam me duartrokitje dhe veçanërisht u përmendem nga organizatorët për interpretimin e këngës “Çanakale”, dirigjenti i korit u shpërblye me një statujë Troja simbol i qytetit, kurse anëtarët e korit dhe dirigjenti me sertifikatë të Festivalit të koreve të Çanakale 2019 për pjesëmarrje.

Dita e katërt performim para publikut dhe komisionit në kategorinë e folklorit, Kori komunal pati paraqitje të suksesshme dhe shoqërim me duartrokitje. Në të njëjtën ditë pasdarke Kori Komunal pati paraqitje me repertoarin e saj para publikut në sheshin Kali i Trojës në hapësirë të hapur-sokak, ku publiku, koristë tjerë na shoqëruan në këndimin e këngës Çanakalasë, ishte një përjetim i jashtëzakonshëm.
Nata e fundit, përmbyllja e festivalit, në skenë u ftuan të gjithë dirigjentët e koreve u ndanë nga një lule e degëzuar simbol i Çanakalasë.

Kori Komunal ”Zejadin Ismaili” është i lumtur që morri pjesë në një festival ndërkombëtar kaq të famshëm si përfaqësuese e Komunës së Likovës dhe shtetit të Maqedonisë së Veriut me këngë shqipe popullore të përpunuara dhe kompozuara. Kori komunal vizitoi varrezat e shehitëve dëshmor të Luftës së Çanakalasë.
Sfidat vazhdojnë!
M-r Florim Zulfiu
dirigjent i Korit Komunal
“Zejadin Ismaili”-Likovë