KOVID-19/ Anti-kovid masa për sektorin publik do të vlejë edhe për të punësuarit në arsim

Për të punësuarit në arsim do të vlejë masa e njëjtë që është propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive për Sektorin Publik- të jenë të vaksinuar të paktën me një dozë, të kenë test negativ PCR, vërtetim për kovid të kaluar ose konfirmim se nuk mund të pranojnë vaksinë. Kështu ka thënë Dushan Tmoshiq, këshilltarë në Ministrinë e Arsimit, në emisionin “Utrinski Brifin” në Sloboden Peçat.

Ai tha se askush nuk detyrohet të vaksinohet me rekomandimet e Komisionit për të cilat duhet të vendos Qeveria.  Sipas tij 75% e të mësimdhënësve janë të vaksinuar.

“Një pjesë e kanë kaluar virusin, ndërsa për të tjerët rekomandimi është që të vaksinohen dhe kjo është në interes të shëndetit të tyre dhe të nxënësve. Mënyra e vetme që të mbrohemi nga virusi është vaksinimi, këtë e thotë shkenca dhe ne nuk mund të shkojmë kundër”, ka thënë Tomshiq.

Burimi: Slloboden Peçt

Përshtati: Schoolture.info