DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE/ Albiz me aktivitet “Të rinjtë, për të rinjtë”

Gjatë ditës së djeshme Fondacioni Albiz me rastin e Ditës Ndërkomëbtare të Studentëve, ka realizuar aktivitetin “”Të rinjtë, për të rinjtë”.

“Në hapësirat e Galerisë nacionale ‘Çifte Hamam’- Shkup, Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, shënoi Ditën Ndërkombëtare të studentëve me realizimin e aktivitetit “Të rinjtë, për të rinjtë”. Përmes rrëfimit të eksperiencave studentore dhe profesionale nga Elemdina Asani- neurokirurge, Murat Zherka- regjisor filmi, Edrin Idrizaj- dizajner grafik dhe Nerime Hamidi- kryetare e USSH, studentët patën mundësi që të dëgjojnë, shkëmbejnë informata, të motivohen dhe inspirohen në arritjen e qëllimeve të tyre profesionale”, thuhet në përshkrimin e aktivitetit të organizuar nga Albiz.

Përgatiti: Schoolture.info