IBU shpalos programin e ri për bursa: Maturantët më të mirë, në Universitetin më të mirë

Universiteti Ndërkombëtar Balkanik (International Balkan University – IBU) ka shpalosur Programin e ri për bursa për studentët e ardhshëm në vitin akademik 2022/2023 të titulluar “Maturantët më të mirë, në Universitetin më të mirë”, i cili bazohet në suksesin e arritur të nxënësve gjatë shkollimit të mesëm. Sipas programit të ri, maturantët me sukses të dalluar do të mund të fitojnë bursa gjer në 100% për çdo semestër, e me këtë edhe mundësinë për të studiuar në një nga universitetet më të mira në vend ku mësimdhënia është plotësisht në gjuhën angleze dhe sipas rangimit të fundit të Shangajit, i ranguar më së miri në kategorinë e mësimdhënies. Aplikimi për bursa ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 25 shtator, respektivisht deri në plotësimin e kuotave të parapara për regjistrim të studentëve të rinj.

Si institucion me përgjegjësi të lartë shoqërore, IBU vazhdon të jetë tërësisht i përkushtuar për të përkrahur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit, duke siguruar bursa gjer në 100% për maturantët më të talentuar dhe më të suksesshëm. Gjatë 16 viteve të kaluara që nga themelimi i universitetit, mbi 1500 studentë kanë përfituar nga programi i bursave dhe sot janë profesionistë me kualifikime të larta. Ata janë edhe ambasadorët e vërtetë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të sistemit tonë arsimor modern, kualitativ, të fokusuar në student dhe të orientuar drejt karrierave.

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=100070008277402&attachment_id=804854220652325&message_id=mid.%24cAAAB8M16qmSIR1RtsmCFg8M4n0Iq