GREVA/ Sindikata Progresive e Arsimit kërkon rritje të pagave për të paktën 2.800 denarë

Sindikata Progresive e Arsimit pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë konsideron se për momentin rritja lineare e pagave në sektorin publik prej të paktën 2.800 denarë është zgjidhja më e qëndrueshme për pagat në arsim. Kërkojnë me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional të rregullohet rritja e ardhshme e pagave në arsim, në përqindje, sipas rritjes së pagës minimale, të zgjidhet statusi i të punësuarve në kohë të caktuar dhe të gjithë punësimet e ardhshme në arsim të jenë në kohë të pacaktuar.

“Nëse SASHK-u e mbështet këtë kërkesë ne do t’i bashkëngjitemi zyrtarisht grevës, ndërsa kuptohet që LSM kumtoi se i vë në dispozicion kapacitet e saj në drejtim të zbatimit të aktiviteteve të cilat i ndërmarrin sindikatat për rritjen e pagave prej të paktën 2.800 denarë në vlerë neto për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe punonjësit arsimor”, theksohet në kumtesën e sotme të Sindikatës.

Nga atje shtojnë se anëtarët e tyre vetë vendosin nëse dhe kur do ta mbështesin grevën e SASHK-ut.