GREVA/ Jakim Nedellkov: Dita e dytë e grevës po rrjedh pa pengesa, sot presim takim me Qeverinë

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut, gjatë ditës së sotshme sqaroi se dita e dytë e grevës së përgjithshme e arsimtarëve ka rrjedhur pa presione dhe pengesa. Ndërsa shtoi se pret që sot të thirren për bisedime nga ana e Qeverisë.

 “Gjatë ditës së sotshme, të gjitha organizatat sindikale të SASHK-ut  janë në grevë të përgjithshme. Është shtuar numri i kolegëve që u janë bashkuar grevës. Nuk janë regjistruar probleme apo presione më serioze ndaj grevistëve deri më tani. Në raste se do të ketë raste të tilla ose arrijnë deklarata të tilla deri tek ne, opinioni do të informohet me kohë. Sot presim ftesë për takim pune nga ana e autoriteteve, ndërsa për kohën dhe rezultatet e takimit , do ju informojmë më tej”, ka deklaruar Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-UT.

SASHK shpreson që autoritetet kompetente të dalin me propozime konkrete dhe të pranueshme për rritjen e pagave në arsim, ose propozim që do të jetë i pranueshëm për shumicën e anëtarëe të SASHK-ut. Sipas tyre, kjo do të sillte vendim për ndërprerjen e grevës dhe vazhdimin e rrjedhës normale të procesit edukativo-arsimor.