GREVA/ Denoncimi i Nedellkovskit: Presion i paparë në çerdhet, disa protestues janë mbyllur në hapësira të vogla!

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, duke folur për grevën e mësimdhënësve tha se qëllimet me ministrinë janë të njëjta, por rrugët deri tek qëllimi po i ndajnë.

“duhet të gjemë gjuhë të përbashkët dhe greva të ndërpritet. Greva çdo ditë e më shumë po merr intensitet, kjo do të thotë se edhe ata shkolla që nuk kanë qenë në anëtarë të sindikatës tonë, të asnjë sindikate tjetër, të gjithë kyçen në grevë. Dhe, ne jemi të bindur se po e bëjmë më të mirën në interes të anëtarësisë”, ka thënë Jakim Nedellkovski, duke shtuar se janë të kënaqur nga drejtorët në shkollat fillor dhe të mesëm ku nuk është raportuar.

Megjithatë tha ai kjo nuk është gjendja e njëjtë në çerdhe ku ka presione të mëdha nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Është një presion  i ashpër mbi protestuesit në çerdhet, të cilët grevojnë, dhe të cilët kanë të drejtë sipas ligjit, ku është e rregulluar e drejta e grevës. Mes tjerash që nuk është humane, më jonjerëzore të mbyllen protestuesit në hapësira të vogla, zyra të vogla në çerdhet, të mos ju lejohet në periudhë prej 8 orëve të shkojnë në tualet kur të duanë, të shkojnë të ushqehen ose në ajër të pastër, grave shtatzëna të mos ju lejohet të dalin në ajër të pastër me të vërtet kjo nuk është humane”, tha Nedellkovski, i cili shtoi se në këtë formë nuk krijohet besimi dhe nuk mund të arrihet deri tek zgjidhja.

Ai tha mobingu në çerdhet është shumë i madh dhe se kanë paralajmëruar se do të ketë kallëzime penale.