GREVA/ Nedellkovski i SASHK-ut ankohet për presione në kopshtet

Kreu i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, këtë mëngjes ka drejtuar akuza se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) se dëshiron t’i frikësojë punëtorët në kopshte që iu bashkuan grevës për rritjen e pagave.

“Dita e katërt nga fillimi i grevës në kopshte dhe shkolla, pa ofertë për rritje pagash. MPPS-ja në vend që t’i gjejë zgjidhje problemit po tenton t’i frikësojë grevistët nëpër kopshte me shkresa të ndryshme. Respekt dhe përkrahje për të gjithë punëtorët në çerdhe dhe shkolla që janë në grevë”, ka shkruar Nedelkov në rrjetet sociale, duke ndarë vargje nga, siç thotë, himni i SASHK-ut.