FILLIMI I VITIT SHKOLLOR/ Edhe Struga kërkon shtyrjen e mësimit për shkak kovidit

Komuna e Strugës kërkon gna Qeveria që të prolongohet fillimi i vitit shkollor në këtë komunë.

Këshilli i komunës ka vlerësuar se gjendja është më e rëndë se vitin e kaluar, dhe kanë ardhur në përfundim se nevojitet fillimi i vitit shkollor të shtyhet së paku për 20 ditë dhe të fillojë më 20 shtator.

“Nga këto arsye, lidhur me gjendjen epidemiologjike në Strugë, dhe kushtet momentale organizative në shkollë, me çka nëse vijnë në mësim nxënësit do të ishin në kontakt të vazhdueshëm, veçanërisht në pushimin e gjatë ata shoqërohen, blejnë ushqim dhe nxënësit nga vendet rurale shfrytëzojnë transportin, me çka do të ndikonte negativisht në shëndetin e tyre dhe shëndetin e kuadrit mësimor”, thonë nga komuna e Strugës.

Nga komuna kërkojnë se sipas informatave të mara, çdo ditë nga testimet, çdo i katërti del pozitiv me covid, ndërsa dje janë hospitalizuar 35 persona në Strugë.//Zhurnal.mk