Arsimimi Dual- shpresë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Një vit pas fillimit të Sistemit Dual në arsim ka filluar t’i jep efektet e para. Po rritet numri i kompanive të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e sistemit, ngjashëm me atë gjerman, por pritet që të rritet edhe numri i nxënësve të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti. Gjenerata e parë e cila ka filluar në dy komuna tani më ka mbaruar vitin e para shkollor.

“Klasat e para kanë filluar në shtator 2018 dhe ato duhet të mbarojnë në vitin 2022, kështu që rezultatet e para mund t’i kemi atëherë. Por ajo që është me rëndësi është se fillimi është i shkëlqyeshëm. Nëse vitin e parë, sistemi Dual ishte vendosur në dy paralele në Ohër dhe Kavadar, në vitin e ri shkollor kemi vendosur shtatë paralele në komunat Veles dhe Prilep. Tani më kemi nënshkruar marrëveshje edhe me disa kompani të huaja të cilat bëhen pjesë e procesit”, ka thënë për Dojçe Vele, Dejan Çupovski nga Delegacioni gjerman i ekonomisë në Maqedoni transmeton Schoolture.info.

Principi i arsimimit Dual është vendosur në sistemin e Maqedonisë me përkrahje të Gjermanisë, ndërsa ka për qëllim të siguroj kuadro të kualifikuar gjatë procesit arsimor. Programi ka filluar në prill 2017.

Këtë vit pritet që të ketë shtatë shkolla në pesë rajone.

“Është shumë me rëndësi fakti se shumë kompani po tregojnë interesim për pjesëmarrje. Knjo luan rol të rëndësishëm, ngase nëse në letër e ke programin më të mirë, është e kotë nëse nuk ka kompani të cilët e zbatojnë atë. Ata duhet të kenë mentor, hapësirë për trajnime, transport pa pagesë, kompensim me pagë dhe në fund punësim”, vlerëson Çupovski.

Krijimi i kuadrove të kualifikuar është i nevojshëm sikurse buka, jo vetëm për kompanitë e huaja por edhe për ato vendore.

Sektori i biznesit po reagon për mungesën e kuadrit të kualifikuar. Procesin e përkrahin, një pjesë e tyre janë të kyçur në mënyrë aktive por, thonë se e ditë nuk presin rezultate brenda natës.

Në tërë këtë proces rol të rëndësishëm luan edhe shtetit. Kompetentët janë të kyçur në mënyrë aktive në tërë procesin dhe paralajmërojnë ndryshime ambicioze.

“Ajo që vlerësoj se duhet të bëhet është që të veprojmë sa më shpejtë që ta përmirësojë sistemin arsimor ngase me kalimin e kohës do të jetë pengesë për zhvillimin e ekonomisë. Në shkollat e mesme të vendoset sistem Dual arsimor. Kjo është arsimimi ku nxënësi nga shkolla e mesme, viti i dytë mund të filloj të punoj dhe mësoj. Kjo donë të thotë se nxënësi dy ditë shkon në shkollë, tre ditë në kompaninë si i punësuar. Ato tre vite i mëson dhe punon dhe tre vite duhet të punon për kompaninë që e ka punësuar. Ai më pas në 23 vite mund të vazhdoj arsimimin”, ka thënë zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Se sa e rëndësishme është trajnimi, gjegjësisht praktika gjatë procesit arsimor tregon shembulli i kompanisë Drekselmaer. Kjo kompani gjermane këto ditë ka nënshkruar marrëveshje për punësim me shtatë nga 16 nxënësit që ishin pjesë e programit për punë praktike.

Gjërat po ndryshojnë, përpos kompanive të huaja në lojë janë edhe kompani vendore. Tani për tani janë gjithsej 10.

Marrë nga Dojçe Vele/ Përshtati: Schoolture.info/