Fillon regjistrimi për vitin e parë në shkollat e mesme për vitin shkollor 2019/2020

Në shkollat e mesme sot dhe nesër është afati i parë i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2019/2020.

Sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2019/2020, janë paraparë 35.690 vende të nxënësve prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 vende në gjuhën serbe.

Ndërsa për arsim profesional në kohëzgjatje prej katër vitesh janë paraparë 18.365 vende të lira, ndërkaq për arsim profesional në kohëzgjatje prej tre vitesh janë parashikuar 5490 vende, si dhe 408 vende për arsim profesional në kohëzgjatje dy vjeçare.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëruan se në të gjitha shkollat profesionale do të fillojnë të realizohen plane të reja mësimore dhe 1040 programe mësimore të disejnuara modulare për arsim profesional në të gjitha shkollat e mesme profesionale me kohëzgjatje katërvjeçare me të cilën parashikojnë kryerjen e mësimit përmes punës në vitin e tretë dhe të katërt si element integral në sistemin e arsimit teknik dhe rritje të pjesëmarrjes së mësimit praktik dhe trajnime për nxënësit.