USHT me telegram ngushëllimi për tërmetin në Turqi

Jemi të pikëlluar nga pasojat e tërmetit katastrofal në Turqi, ku humbën jetën qindra qytetarë dhe mijëra të tjerë u lënduan. Ndajmë dhimbjen me miqtë tanë nga Republika e Turqisë, që u prekën dhe u tronditën nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.

Në emër të Universitetit të Tetovës u shprehim ngushëllimet drejtuesve më të lartë të Republikës së Turqisë, familjeve të viktimave, dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Në këto momente kaq të vështira solidarizohemi me Republikën e Turqisë dhe qytetarët e saj, që si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe kurajën e secilit prej nesh!

Rektori

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti